Tates i zgjatet arresti shtëpiak

Një gjykatë rumune ia zgjati influencuesit kontrovers të rrjeteve sociale, Andrew Tate, arrestin shtëpiak edhe për 30 ditë të tjera.

Marketing

Ai u arrestua së bashku me vëllain e tij, Tristan, në shtëpinë e tyre në Bukuresht, në dhjetor të vitit 2022.

Më 31 mars, pas një vendimi të gjykatësit rumun, ai u zhvendos nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Ende nuk janë ngritur akuza kundër vëllezërve apo dy bashkëpunëtorëve rumunë që janë arrestuar bashkë me ta.

Megjithatë, prokurorët po i hetojnë vëllezërit për krime të dyshuara të trafikimit njerëzor, përdhunim dhe formim të një bande kriminale për shfrytëzimin seksual të grave.

Vëllezërit Tate i kanë hedhur poshtë këto pretendime.

Dy bashkëpunëtorët, Georgiana Naghel dhe Luana Radu, u transferuan gjithashtu nga paraburgimi në arrest shtëpiak më 31 mars.

Të katërtit u urdhëruan të qëndrojnë në banesat ku jetojnë, derisa nuk kanë leje gjyqësore për të dalë.

Është e paqartë nëse edhe bashkëpunëtorëve të tjerë u është zgjatur arresti shtëpiak të premten.

Andrew Tate ka miliona ndjekës në internet. Përmbajtja e tij është veçanërisht e popullarizuar në mesin e të rinjve.