Arrestohet personi që grabiste pensionistët në Shkup

Nga MPB bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 13:25 policia ka arrestuar 29-vjeçarin me iniciale A.A. i cili dyshohet për vjedhje të rënda, përcjell TV21. Ai dyshohet se ka vjedhur para nga pensionistë në Shkup.

Marketing

“Më 15.04.2023 në zonën e Qendrës, ku me dhunë fizike, një 71-vjeçareje nga Shkupi i ka marrë një portofol. Po ashtu, zyrtarë policorë nga Njësia për Punë të Brendshme nga Aerodromi dhe Draçeva gjatë ditës së djeshme kanë zhvilluar intervistë zyrtare me të akuzuarit për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “grabitje” nga neni 237 i Kodit Penal të RMV-së, kryer më 13.04.2023 në zonën e Aerodromit ndaj një 88-vjeçari nga Shkupi, të cilit i ka marrë një portofol dhe dy celularë”, shtojnë nga MPB./tv21.tv