Prokuroria ka ngritur aktakuzë për anesteziologun nga Tetova

Është ngritur aktakuzë për regjistrim të paautorizuar të pacientëve në spitalin e Tetovës. Kështu njoftuan sot nga Prokuroria Themelore Publike, përcjell KlanM.

Marketing

“Prokuroria Themelore Publike e Tetovës, në Gjykatën Themelore në Tetovë, ka dorëzuar aktakuzë kundër një personi për vepra penale – Keqpërdorim në shërbim nga neni 353-c paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1, si dhe incizim i paautorizuar nga neni 152 paragrafi 2 i Kodit Penal”, thonë nga Prokuroria.

Anesteziologu nga Tetova, sipas prokurorisë ka vepruar në mënyrë neglizhente dhe ka shkelur rëndë të drejtat e pacientëve dhe stafit mjekësor, informon KlanM.

“Në procedurën e zhvilluar paraprake janë mbledhur prova që mbështesin dyshimin e bazuar se i pandehuri në cilësinë e zyrtarit anesteziolog i punësuar në Spitalin klinik të ISHP-së në Tetovë, më 14 prill, ka bërë incizim të paautorizuar të pacientëve dhe punëtorëve dhe e ka publikuar atë drejpërdrejt në një rrjet social, duke vepruar në mënyrë të dukshme neglizhente në ushtrimin e kompetencave dhe detyrave të tij dhe duke shkelur rëndë të drejtat e tyre”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Prokurori publik në Gjykatën Themelore në Tetovë ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të akuzuarit./KlanMacedonia