Mërgata kërçovare me aksione humanitare, nis ndërtimi i dy shtëpive

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit janë realizuar aktivitete të rëndësishme humanitare për familjet në nevojë të kësaj ane. Me mbështetjen e mërgimtarëve dhe afaristëve vendor, aktivistët e Kërçovës të udhëhequr nga humanisti Shkodran Halili, gjatë këtij muaji shtruan iftare për skamnorët e Kërçovës, ndanë pako humanitare dhe barna për familjet në nevojë, rinovuan hapësirat e repartit të urgjencës, siguruan 30 bursa për studentët kërçovarë dhe filluan ndërtimin e 2 shtëpive, nga gjithsej 20 shtëpitë e planifikuara për familjet skamnore të kësaj ane që ndërtohen nga shoqata “Jetimat e Ballkanit dhe humanisti i njohur Halil Kastrati.

Marketing

Fillimi i punëve ndërtimore në 18 objektet tjera, do të mvaret nga kompletimi i dokumentacionit përkatës, thotë avokati Shkodran Halili, duke saktësuar se deri në fund të këtij viti, do të përmbyllet në tërësi projekti i shoqatës “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 20 shtëpive të planifikuara për familjet skamnore të Kërçovës, dhe 65 objekteve të tjera që brenda vitit do të ndërtohen për familjet me status të rrezikuar social nga komunat tjera të vendit.