Luizi finalisti i parë i ‘Big Brother VIP’, mes lotësh bën deklaratën prekëse

Mbrëmjen e sotme u shpall finalisti i parë i “Big Brother VIP”. Pretendentë për finalen e madhe ishin Luizi dhe Dea, ndërsa me votat e publikut Luizi u shpall finalist.

Marketing

Këngëtari u emocionua shumë dhe nuk i mbajti dot lotët. “Do doja shumë të ishte babi gjallë e t’i thoja ja dola”, tha ai i prekur.

Kiara e puthi në faqe, ndërsa opinionistët në studio u shprehën se Luizi e ka merituar.