Kryeministri hungarez Orban dhe Vuçiç së bashku në stërvitjet ushtarake serbe

Udhëheqësit populistë të Serbisë dhe Hungarisë, ndoqën të shtunën një stërvitje ushtarake serbe, një ngjarje që shihet si një shfaqje e fuqisë mes luftës në Ukrainë dhe tensioneve në Ballkan.

Marketing

Kryeministri hungarez Viktor Orban dhe Aleksandar Vuçiç së bashku në stërvitjet ushtarake serbeOrban dhe Vuçiç së bashku në stërvitjet ushtarake serbe, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Milorad Dodik, president i Republikës Serbe të Bosnjës, ndoqën trupat duke parakaluar, forcat komando duke u hedhur nga helikopterët dhe avionët luftarakë duke u ngritur.

Stërvitjet e së shtunës në aeroport ushtarak në Batajnicë në periferi të Beogradit, përfshinë fluturime të ulëta të avionëve luftarakë MiG-29 të prodhuar nga Rusia dhe helikopterëve Mil, si dhe një shfaqje të një sistemi raketor kundër-ajror kinez dhe dromëve.

Forcimi ushtarak i Serbisë ka ngritur shqetësime tek disa nga fqinjët e vendit, të cilët kanë frikë se ajo mund të kërcënojë paqen e brishtë në rajonin që u përfshi nga luftërat e përgjakshme në vitet e 90-ta.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se ai dhe komandantët ushtarakë serbë po vëzhgojnë se si po zhvillohet lufta në Ukrainë.

Kryeministri hungarez Viktor Orban, qëndroi në Serbi për një vizitë të paparalajmëruar.

Të dy udhëheqësit kanë mbajtur lidhje politike dhe ekonomike me Rusinë pavarësisht agresionit të saj në Ukrainë, një plagë në marrëdhëniet e tyre me vendet tjera evropiane dhe Shtetet e Bashkuara.

Ndonëse Hungaria është një anëtare e BE-së dhe NATO-s, kryeministri Orban ka kritikuar sanksionet e lidhura me luftën ndaj Moskës.

Serbia kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por presidenti Vuçiç ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë ose të dënojë publikisht agresionin e saj në Ukrainë.

Beogradi llogaritë në mbështetjen e Moskës në refuzimin e tij për të njohur pavarësinë e Kosovës, që u shpall në vitin 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.

Pavarësia e Kosovës u shpall nëntë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s për t’i dhënë fund luftës që la pas vetes mbi dhjetë mijë të vrarë e mijëra të zhdukur.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke reaguar ndaj stërvitjeve të së shtunës në periferi të Beogradit shkroi se “në një varr masiv në Batajnicë, u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës, përfshirë këtu 46 anëtarë të familjes Berisha. Në vend të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia po zhvillon atje stërvitje ushtarake për “Ditën e Forcave të Armatosura”. Trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”, shkroi ai.

Trupat e 744 shqiptarëve qenë zbuluar në vitin 2001 terrenet e stërvitjeve të forcave të posaçme serbe në Batajnicë, ku ishin dërguar nga forcat serbe në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive të tyre gjatë luftës në Kosovë.

Bashkimi Evropian siguroi muajin e kaluar pajtimin e Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje të mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre në një përpjekje për t’u dhënë fund tensioneve.

Në një konferencë me gazetarë gjatë stërvitjeve të së shtunës, presidenti serb akuzoi qeverinë e Kosovës dhe Bashkimin Evropian që nuk zbatuan një marrëveshje për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve serbë në veriun e Kosovës të mos marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës në zonë për postet e kryetarëve të katër komunave të banuara me shumicë serbe.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u bëri thirrje qytetarëve në veri që të marrin pjesë në votime, duke theksuar se pjesëmarrja në zgjedhje do të ishte një “mesazh i fortë” për ata, që siç tha ajo, i kanë “kërcënuar dhe frikësuar” banorët në veri.

Diplomatët perëndimorë e kanë cilësuar “zhgënjyes” vendimin e subjekteve kryesore politike serbe të mbështetura nga Beogradi për t’i bojkotuar zgjedhjet e së dielës.