Nga 126 sanksionet në Shkup, më shumë se gjysa ishin për vozitje të shpejtë

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.

Marketing

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 128 masa, nga të cilat 76 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, shtatë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, tri sanksione për automjete të paregjistruara, njofton MPB. .

Tri masa janë vendosur për mospërdorimin e rripit të sigurimit, tre sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj MPB ​​apelon qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion.