Mickoski kritika Qeverisë: Koridorin 8 pretendon ta ndërtojë pa leje ndërtimi

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hrsitian Mickoski sërish me kritika ndaj Qeverisë për Koridorin 8. Sipas tij me ndryhsimet në ligjin për ndërtim po kërkohet që proekti të nis pa leje për ndërtim. Poashtu Mickoski e kundërshton zgjatjen e orarit të punës, numrin e punëtorëve nga jasht dhe shpronësimin e ndërtimeve pa leje, si dhe një sër vërejtjes tjera.

Marketing

“Ndryshimet e propozuara në Kuvend kërkojnë fillimin e proektit pa leje për ndërtim. Ne të gjith për të ndrëtuar diçka na nevoitet leje për ndërtim, që do të thot se kemi qytetar të rendit të parë, rendit të dytë vende të zbrazëta dhe të gjith ne. Kështu funksonon kjo Qeveri e BDI-së e përkrahur nga partneri më i vogël LSDM-ja.”, tha Hristijan Mickosvki, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nga LSDM janë kundërpërgjigjur duke theksuar se Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE janë kundër investimit më të madh në infrastrukturë në vlerë prej 1,3 miliard eurosh.

“Është e gjatë lista e gënjeshtrave që Mickoskit dhe VMRO-DPMNE kanë përhapur me vetëdije për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D. Mickoski dhe VMRO-DPMNE me vetëdije po gënjejnë se 70 për qind e punëtorëve do të jenë nga jashtë. Ata gjithashtu gënjejnë se punëtorët nga jashtë do të punojnë pa leje pune, gënjejnë se do të rritet orari, siç gënjejnë se shteti do të paguajë gjoba nëse nuk ndryshohen disa ligje. Në mënyrë skandaloze, VMRO-DPMNE dhe Mickoski nisin një gjueti kundër një kompanie të njohur amerikane si Behtel.”, thonë nga LSDM.

Sipas LSDM-së proekti do të zbatohet në pajtim me Ligjin e përcaktimit të interesit publik për emërimin e partnerit strategjik për realizimin e projektit për ndërtimin e korridorit infrastrukturorë të koridorit 8 dhe 10D, që është miratuar në vitin 2021.