OKB: Shkrirja e akullnajave po thyen të gjitha rekordet

Akullnajat e botës u shkrinë në vitin 2022 me një shpejtësi dramatike dhe mbrojtja e tyre është në fakt një kauzë e humbur, deklaroi Oranizata e Kombeve të Bashkuara( OKB).

Marketing

“Loja tashmë është e humbur për akullnajat sepse përqendrimi i CO2 është tashmë shumë i lartë,” tha Petteri Taalas, kreu i Organizatës Botërore Meteorologjike që publikoi raportin vjetor të gjendjes së klimës.

Sipas WMO, “akulli i detit Antarktik ka arritur nivelin e tij më të ulët në rekord dhe shkrirja e disa akullnajave evropiane ka thyer fjalë për fjalë rekorde”.

Temperatura mesatare globale në vitin 2022 ishte 1.15 gradë mbi mesataren e viteve 1850-1900, dhe vitet 2015 deri në 2022 ishin tetë vitet më të ngrohta që nga fillimi i rekordit instrumental në 1850.

Për më tepër, shkrirja e akullnajave dhe rritja e nivelit të detit, e cila përsëri arriti nivele rekord në 2022 do të vazhdojë për mijëra vjet”, sipas raportit të fundit vjetor nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), në Gjenevë. /atsh