Kryeredaktorja e tabloidit gjerman ‘Die Aktuelle’ u pushua nga puna pasi publikoi një “intervistë” të krijuar nga AI (Inteligjenca Artificiale) me legjendën e Formula 1, Michael Schumacher.
Grupi mediatik Funke, i cili boton revistën, njoftoi shkarkimin e Anne Hoffmann dhe i kërkoi falje familjes Schumacher të premten.
“Ky artikull pa shije dhe mashtrues nuk duhet të ishte shfaqur kurrë. Ai në asnjë mënyrë nuk korrespondon me standardet e gazetarisë që ne – dhe lexuesit tanë – presim nga një botues si Funke”, tha Bianca Pohlmann, drejtoreshë menaxhuese e revistave Funke.
Kryeredaktorja e ‘Die Aktuelle’ Anne Hoffmann do të hiqet nga detyrat e saj me efekt të menjëhershëm, thuhet më tej.