Mexhiti: Sllupçani, simbol i rezistencës

Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti dhe njëri nga drejtuesit e fraksionit “Grupi i Zjarrit”, ka përkujtuar 2 majin, ditën kur rajoni i Karadakut të Kumanovës, u shpall Zonë e Lirë nga UÇK-ja.

Marketing

“2 maj 2001 ishte ditë e veçantë për zonën e Karadakut në veçanti, por edhe për gjithë shqiptarët anembanë në përgjithsi. Nga kjo ditë në vitin 2001, u çlirua zona e Likovës, ndërsa Sllupçani do të mbetet gjithmonë në memorjen kolektive si simbol i rezistencës!
Mirënjohje për gjithë luftëtarët dhe invalidët UÇK-së dhe përulje e lavdi për dëshmorët e kombit!”, ka shkaru Mexhiti.