“Pas sulmit terrorist të sotëm, nuk ka alternativa të tjera përveç eliminimit fizik të Zelenskit”. Kërcënimi vjen nga zv.presidenti i Këshillit të Sigurisë Ruse Dmitri Medvedev.
“Nuk është as e nevojshme të nënshkruhet akti i dorëzimit të pakushtëzuar. Edhe Hitleri, siç e dini, nuk e ka nënshkruar atë” , u shpreh Medvedev në Telegram.
Presidenca ruse raportoi se Ukraina u përpoq gjatë natës të godiste rezidencën e presidentit rus në Kremlin me avionë pa pilot. Presidenti Putin nuk ishte i pranishëm në momentin e sulmit.
Moska foli për një tentativë terroriste për të vrarë presidentin dhe njoftoi se do të marrë masa hakmarrëse. Dronët u shkatërruan nga sistemet elektronike të mbrojtjes ajrore, por disa fragmente ranë brenda territorit të kompleksit presidencial, duke mos shkaktuar lëndime.