Grabiti bastoren duke kërcënuar punonjësin, arrestohet nga policia

Ministria për Punë të Brendshme njofton se zyrtarët policorë kanë arrestuar një adoleshent nga Komuna e Ilindenit.

Marketing

Sipas policisë, ai dyshohet se më 30.04.2023 ka kryer veprën penale “grabitje” në një bastore sportive në fshatin Petrovec të Shkupit, ku i ka marrë paratë punonjësit duke e kërcënuar.
“Në bisedë informative në praninë e prindërit, ai ka pranuar veprën dhe i janë gjetur një pjesë e sendeve që lidhen me krimin”, thuhet në raportin e policisë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të parashtrohet parashtresë adekuate.

Marketing