“Charlie Hebdo” guxon sërish, karikatura e re për kurorëzimin e mbretit Charles shkakton polemika

Revista satirike franceze “Charlie Hebdo” njihet për karikaturat e saj ironike dhe guximin për të shfaqur gjëra që për shumë mund të konsiderohen të paprekshme apo që kalojnë limitin. Megjithatë, kjo gjë e ka kthyer në një “simbol” të lirisë së mendimit, pavarësisht se të shumtë janë ata që kritikojnë vijën e saj redaksionale. Në numrin e fundit, revista franceze ka në faqe të parë një karikaturë për kurorëzimin e Mbretit Charles III që le të themi ka shkaktuar mjaft reagime.

Marketing

Titulli “Një kurorëzim i suksesshëm” shoqërohet ngq një imazh i konsideruar tronditës pasi mbi kokën e Charles qëndron si kurorë koka e Lady Diana-s. Në karikaturë janë përfshirë edhe dy djemtë e tyre, William dhe Harry, të cilët thonë: “Edhe mami ka ardhur”.

E panevojshme të themi që komentet për këtë kopertinë kanë qenë të shumta, ndërsa qarqet gazetareske dhe opinioni publik janë ndarë në dy kampe. Disa besojnë se është mjaft e guximshme dhe tregon të vërtetën që shumëpersona e pranojnë, të tjerë e konsiderojnë të tepruar dhe të panevojshme. Ata që janë dakord me imazhin që shfaqet, janë pikërisht njerëzit që mendojnë se Camilla (gruaja e tanishme e Charles) nuk e meriton titullin Mbretëreshë dhe në vend të saj duhet të kishte qenë Lady D., shkruan Living.

Ndërkohë kujtojmë se “Charlie Hebdo” nuk e ka aspak për herë të parë qendrën e vëmendjes, teksa karikaturat e mëparshme, kryesisht ato që prekin edhe fenë, i kanë bërë shënjetër edhe të sulmeve terroriste.