Ministri i Jashtëm turk konfirmon vizitën më 10 maj në Moskë

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu do të niset për në Moskë më 10 maj për t’u takuar me homologun e tij rus, Sergej Lavrov dhe për të marrë pjesë në bisedimet katërpalëshe për Sirinë.

Marketing

Vizitën e konfirmoi vetë kryediplomati i Turqisë, shkruan Tass.

“Kemi marrë një konfirmim zyrtar nga Moska. Më 10 maj do të shkojmë në Moskë. Në mëngjes do të kem mundësi të zhvilloj bisedime me Lavrovin dhe më pas do të marrim pjesë në një takim ministror ku përfshihet Rusia, Irani, Siria dhe Turqia për normalizimin e marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Damaskut,” theksoi ai.

Procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Damaskut nisi më 28 dhjetor 2022 pasi Moska priti konsultime mes ministrave të mbrojtjes ruse, siriane dhe turke. Nga takimi u arrit një marrëveshje për krijimin e një komisioni trepalësh.

Është vendosur që këto konsultime të pasohen nga bisedimet mes ministrave të Jashtëm të dy vendeve, të cilët do të shqyrtojnë çështjet e organizimit të bisedimeve mes presidentëve turk dhe sirian, Recep Tayyip Erdogan dhe Bashar Assad. Më vonë u raportua se në konsultime do të marrë pjesë edhe ministri i jashtëm iranian