Gostivari nikoqir i Randevusë arsimore “MASSUM 2023”, me pjesëmarrje të 47 shkollave

Dyzet e shtatë shkolla profesionale nga i gjithë vendi, sot dhe nesër qëndrojnë në Gostivar për të marrë pjesë në Randevunë arsimore “MASSUM 2023”.

Marketing

Me këtë rast kisha nderin dhe kënaqësinë që të merrja pjesë në hapjen e kësaj gare së bashku me ministrin e arsimit dhe shkencës, z. Jeton Shaqiri. Së bashku vizituam edhe shtandet impresionuese të shkollave garuese.

“Nxënësit garuan në disa kategori, si: intervistë për punë, fjalim publik, fotografi, faqe interneti, band dhe këndim solo, video reklamë, film, poezi, ping pong, basketboll dhe shërbime. Uruam nxënësit për pjesëmarrje dhe u bëmë me dije se ata janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë”, tha Taravari.