Gjykata e Lartë në Beograd caktoi paraburgim deri në 30 ditë për 47-vjeçarin, babanë e nxënësit 13-vjeçar Vladimir K. që vrau nëntë persona dhe plagosi shtatë të tjerë në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në kryeqytetin serb, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Vladimir K. dyshohet për veprën penale të krimeve të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.
Paraburgimi është caktuar për shkak të ekzistimit të rrethanave të veçanta që tregojnë se ai mund ta përsëriste veprën penale brenda një kohe të shkurtër, si dhe për shkak se vepra penale që i ngarkohet parashikon dënim me burg mbi dhjetë vjet, si dhe për mënyrën e kryerjes së ekzekutimi dhe ashpërsia e pasojave të veprës penale çuan në shqetësim publik që mund të rrezikojë mbarëvajtjen dhe zhvillimin e drejtë të procedurës penale.