Në vazhdën e hakmarrjeve të Artan Grubit ndaj kuadrove që janë pjesë e Fraksionit në BDI sot u gjend edhe drejtori i Institutit të Mjekësisë së Punës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, m-r Aziz Maksuti, një kuadër i ri dhe premtues nga Dega e Çairit i emëruar në atë pozitë kohë më parë.
Aziz Maksuti (1985) është i ekonomist i diplomuar në Universitetin ‘Shën Kirili dhe Metodi’ në Shkup, me magjistraturë në fushën e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe shfrytëzimin e IPA Fondeve, ka pervojë 13 vjeçare profesionale me procesin e shfrytëzimit të fondeve evropiane për projekte në vend, zëvendësohet me një kuadër siç është Rami Qerimi, ish-kryetar i Komunës së Tearcës, ish-sekretar i Komunës së Çairit, ish-zëvendës drejtor në DAP, ish-sekretar në Ministrië e Sistemit Politik dhe marrëdhënieve midis bashkësive.
Temë tjetër që diskutohet është cila është arsyeja që Artan Grubi e dëboi Rami Qerimin nga Ministria për Sistem Politik, fillimisht e shkarkoi nga pozita e sekretarit shtetëror e tash edhe tërësisht e largon nga kabineti i tij.
Të gjitha shkarkimet me motivim revanshizmi politik janë edhe një akrobacion politik i Artan Grubit, që rëndon në kurrizin e Bashkimit Demokratik për Integrim.