Panairi i librit Shkup: Nga 50 shtëpi botuese, vetëm shtatë shqiptare

Në Panain e 35 të librit, prej 50 Shtëpive Botuese, librin shqip e prezantojnë 7 Shtëpi Botuese shqiptare. Në Panair gjithmonë ka zbritje prej 20 deri në 30 përqind të librave, por pavarsisht kësaj,lexuesit shqiptarë ishin të pakët në numër.

Marketing

“Kemi patur vizitorë por numri është më i vogël ditët e para, shpresojmë që ditëvë në vijim do të informohen për panairin dhe do të vinë më tepër”, u shpreh Edona Ferati nga ALBAS.

“Iinteresimi është i ulët nuk mund të themi se ka frekuencë të madhe, por mirë, mirë deri diku ka”, theksoi Fatime Sulejmani nga shtëpia botuese “LOGOS”.

“Ka patur vizitues, por, jo aq shumë. Shpresojmë që ditëvë në vijim të këtë më tëpër. Kemi patur edhe shitje por jo aq sa duhet”, u shpreh Jasmin Arifi nga librarija “NUN”.

“Te shtandi jonë, mëshumë interesim pë libra kanë lexuesit maqedonas sesa shqiparë, për shkak të asaj se botimet tona i kemi në të dy gjuhët edhe maqedonisht edhe shqip. Lexuesit shqiptarë fatkeqësisht edhe këtu në panair, por edhe në Tetovë nu kanë fare interesim, flas për literaturën tonë por ndoshta edhe të të tjerët është njëlloj”, theksoi Mubedin Bajrami nga fondacioni “GNOSA”.

Panairi i librit, interesimi për librin shumë i ulët nga shqiptarët

Shumica e vizitusve ishin të organizuar në grupe. Mësimdhësit kishin sjell nxënësit e shkollave fillore, që fëmijët të krijojnë shprehi leximi.

“Një fëmijë formësohet duke lexuar libra, në momentin e parë që ë kuptuan se organizohet panairi I librit e pamë të arsyeshme që të vimë dhe unë si mësues I tyre por edhe ata si nxënësit e mije, u sygjerojmë libra njëri tjetrit, që ta ngrisim edukimin ne shkollë dhe jasht shkollës në shoqëri. Si mësimdhënës ju sygjerojmë libra që janë më të lehtë për ti kuptuar, pastaj nadalë I rrisim nivelet derisa të arrijmë në grada më të larta”, u shpreh mesimdhënësi Adhurim Luta.

“A lexoni libra? Po, lexojmë shumë libra erdhem të shohim libra të reja dhe të eksplorojmë. Do të marr ndonjë libër të Ismail Kadaresë dhe shkrimtarëve të tjerë”, theksoi nxënësja.
“Për monetin jam duke lexuar një libër’ Vajza e humbur” nga njs shkrimtare angleze, është me përkthim në gjuhen shqipe. Më pëlqejne shumë romanet. Provoj që ti derroj zhanret. Ndonjeher lexoj poezi, romane, dramë etj”, u shpreh nxënësja.

“Libri i fundit që kam lexuar ishte i përkthyer nga maqedonishtja dhe bëhëj fjalë për jeten e sllavëve në kohën e vjetër, vërtët ishtë shumë interesant”, theksoi nxënësi.

Ajo që binte në sy dhe vërejtje e përfaqësuesve të Shtëpive Botuese ishte çmimi i shtrenjtë i hyrjes prej 80 denarë, për dallim prej vitit te kaluar ku hyrja ishte 30 denarë, gjë që sipas përfaqësuesve të Shtëpive Botuse, hyrja duhet të jetë falas. Pairi i Librit, i cili mbahet në arenën sportive Boris Trajkovski, do të zgjasë deri më 10 maj, çdo ditë nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 20 të mbrëmjes. (Tvm2)