180 mijë qytetarë posedojnë armë zjarri me leje nga MPB

Pistoleta, pushka, snajpera qytetarët gjejnë mënyra të ndryshme për të blerë armë zjarri. Disa prej tyre kanë leje e disa jo.

Marketing

Policia vitin e kaluar kapi 210 persona të cilët kanë mbajtur armë pa leje. Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti janë ngritur kallëzime penale për 53 persona të cilët kanë mbajtur armë pa leje.

Statistikat e MPB-së tregojnë se 180 mijë qytetarë të vendit posedojnë armë me leje, ndërsa numri i armëve pa leje është dyish më i madh.

MPB

2021 – 5.719 leje për armë zjarri

2022 – 5.969 leje për armë zjarri

2023 – 2. 125 leje për armë zjarri

Por si mund të pajisesh me një leje për armë në Maqedoni?

“Për të marrë leje për armë zjarri në Maqedoni, personi duhet të jetë së paku 18 vjeç, i aftë për punë, i shëndetshëm, të mos jetë i rrezikshëm për rendin publik, të ketë vendbanim të përhershëm në Maqedoni, të ketë njohuri teknike për armët dhe rregulloret përkatëse dhe të ketë arsye të justifikuar për fitimin e një të drejte të tillë”.

Interesi për dhënien e lejeve të armëve është në rritje. Pra, nëse para dy viteve mesatarisht janë dhënë 15 leje në ditë dhe vitin e kaluar 16, këtë vit numri është rritur në 17. Në përgjithësi, vitin e kaluar janë dhënë afro 6 mijë leje të reja. Për vitin 2023 janë dhënë mbi 2100 leje. Me një leje mund të merren maksimumi 10 armë, për të cilat kërkohet edhe miratim i veçantë