Ndryshimet kushtetuese – Nesër mblidhet grupi punues

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se për nesër është caktuar seanca e grupit punues për ndryshimet kushtetuese.

Marketing

“Grupi punues për përgatitjen e propozim-iniciativës për nevojën e ndryshimeve të Kushtetutës do të mbajë seancë të enjten (11.05.2023) në Qeveri, me fillim në ora 14:30. Pas përfundimit të seancës, nëse do të ketë interesim, deklaratë për media do të japë kryetarja e grupit punues, Margarita Caca Nikollovska”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.