Valdrin Sahiti dorëzon pasaportën diplomatike

Stilisti Valdrin Sahiti e ka dorëzuar pasaportën diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme më datë 26 prill të këtij viti.

Marketing

Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga zyrtarja për media nga Ministria e Jashtme e Kosovës, Qëndresa Fazliu.

“z.Sahiti ka dorëzuar në MPJD pasaportën diplomatike me datë 26.04.2023. Të njëjtit me kërkesë të tij, i është pavleftësuar pasaporta diplomatike”, ka thënë Fazliu.

Ajo tutje ka shtuar se deri tani MPJD s’ka ndonjë raport zyrtar nga autoritetet turke lidhur me raportimet për ndalimin e Sahitit muajin e kaluar.

”Gjithashtu ju njoftojmë se deri tani, MPJD nuk ka pranuar asnjë raport zyrtar nga autoritetet turke, lidhur me raportimet e mediave për ndalimin a arrestimin e z. Sahiti në shtetin turk”.