Një 25-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme me thikë nga bashkëshortja e tij.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e Paskuqanit në Tiranë.
Nga informacionet zyrtare bëhet me dije se pas një konflikti mes çiftit, gruaja ka goditur me thikë të shoqin, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 12.05.2023, rreth orës 20:50, në Paskuqan, shtetasja R. A., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj, shtetasin A. Sh., 25 vjeç”, tha policia .
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.