Erdogan: Zgjedhjet e 14 majit, manifestim i demokracisë ku mbrojmë të ardhmen e vendit tonë

Presidenti i Türkiye-s dhe kreu i përgjithshëm i AK Partisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se “Zgjedhjet e 14 majit i shohim si manifestim të demokracisë ku mbrojmë të ardhmen e vendit tonë, arritjet e popullit tonë dhe objektivat e shtetit tonë”, raporton Anadolu.

Marketing

Gjatë fjalimit në një tubim në sheshin e Bashkisë Ümraniye në Isanbul të AK Partisë, Erdoğan njoftoi se në shesh janë mbledhur 35 mijë persona dhe vuri në dukje se këtë e sheh si vazhdim të tubimit të madh të Istanbulit të mbajtur në aeroportin “Ataturk”.

“Shpresojmë që tani së bashku me Ümraniye-n do të ndërtojmë Shekullin e Türkiye-s. Ne së bashku me Ümraniye-n, Istanbulin dhe Türkiye-n kemi shkruar një histori që zgjatet nga e kaluara në të tashmen dhe që nga aty në të ardhmen. Me çdo punë që kemi kryer, në çdo hap që kemi hedhur me dashurinë që kemi për historinë dhe popullin tonë, i kemi shkruar vendit tonë një letër dashurie. Me pasionin për të ardhmen në zemrën tonë dhe me objektivat e të ardhmes në mendjen tonë ne kemi shkruar letër dashurie për çdo anëtar të popullit tonë pa dallim origjine, besimi apo sekti”, tha Erdoğan duke shtuar:

“I shkruam një letër dashurie të rinjve tanë të cilëve dikujt do i mbushen sytë me lot, dikush do buzëqeshë, dikujt do t’i frymëzojë ëndrrat dhe e cila do të jetë drejtues në objektivat e tyre. Teksa kemi shkruar këtë letër një e për një, na janë dukur të pakta të gjitha gjërat e bukura që mund të shkruheshin. Për këtë arsye formuat ura të padukshme nga zemra në zemër. Përtej të gjitha dallimeve, ne formuam ura dashurie që përqafojnë secilin prej njerëzve tanë”.

“Formuam ura të ndërgjegjes që kapërcejnë kufijtë e vendit tonë dhe përqafojnë të gjithë botën. Ndërsa tani ndodhemi një ditë para zgjedhjeve nga ajo ditë historike në prag të Shekullit të Türkiye-s, ku kapërcehen pengesat, mbijnë farat, ëndrrat bëhen realitet dhe ku hedhim hap nga realiteti drejt të ardhmes. Shekulli i Türkiye-s do të jetë shekulli i fëmijëve tanë, të rinjve, të grave tona, pra i të gjithë popullit tonë që i përket letrës së dashurisë që kemi shkruar”, deklaroi Erdoğan.

– “Do të përdorim kujtesën, do të tregojmë gabimet dhe të vërtetën”

Duke theksuar se vërshimi i dashurisë që ngrihet nga Ümraniye është lajmi i mirë i fitores së 14 majit, Erdoğan tha se “Zgjedhjet e 14 majit i shohim si manifestim të demokracisë ku mbrojmë të ardhmen e vendit tonë, arritjet e popullit tonë dhe objektivat e shtetit tonë”.

“Ej Türkiye, Istanbul, Ümraniye! A jeni me ne në këtë betejë? A jeni të gatshëm të tregoni fuqinë e kutisë së votimi kundër atyre që bëjnë dyzet salto që tani për të lënë në hije vullnetin kombëtar? A do të mbroni nderin e kutive të votimit kundër atyre të cilët në vend që të luftojnë me trimëri, përpiqen të eliminojnë rivalët me kaseta ashtu sikurse kanë ardhur edhe vetë në kryesi të partisë”, tha më tej Erdoğan.