Beogradasi kërcënon me hedhje në erë të aeroporteve në Mal të Zi

Policia e Malit të Zi ka njoftuar sot se një qytetar serb i Beogradit ka bërë kërcënime ndaj aeroporteve të Podgoricës dhe Tivatit si dhe ndaj një hoteli në Sutomore.

Marketing

I dyshuari është P. M, 45-vjeç nga Beogradi.

Policia e Tivarit është njoftuar mëngjesin e sotëm nga punonjës të një hoteli në Sutomore se një person i panjohur në një lidhje telefonike ka thënë se do të “hedhë në erë” hotelet dhe stacionet hekurudhore, pa specifikuar se cilat, njoftoi Drejtoria e Policisë, raporton Klankosova.tv.

Prokurori, siç raportohet, e cilësoi si vepër penale të shkaktimit të panikut.

Gjatë hetimeve, punonjësit e policisë së Tivarit, në bashkëpunim me oficerët e zyrës së Interpol-it në Podgoricë, kanë konstatuar se telefonata kërcënuese ka ardhur nga P.M. (45) nga Beogradi,.

Policia thotë se ka konstatuar se telefonatat e bëra mëngjesin e sotëm në numrat e telefonit të aeroportit të Podgoricës dhe të Tivatit kanë qenë nga i njëjti numër telefoni.

Aeroportet e Malit të Zi kanë njoftuar se mëngjesin e sotëm pas orës nëntë kanë marrë kërcënime me telefon për bombë, për këtë arsye janë shtuar kontrollet e sigurisë në aeroportet e Podgoricës dhe Tivatit, por qarkullimi nuk është ndalur as në Podgoricë dhe as në Tivat.