Kandidati i PS-së, Benet Beci ka fituar Bashkinë e Shkodrës.
Sipas Tv Klan, Beci ka fituar me rreth 10 mijë vota epërsi ndaj kundërshtarit të tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia.
Kandidati socialist ka marrë mbi 60 për qind të votave në Bashkinë e Shkodrës, ndërsa Bardh Spahia ka marrë rreth 40 % të votave në Bashkinë e Shkodrës.
Kjo do të jetë hera e parë që kjo bashki do të qeveriset nga të majtët që prej vitit 1991