Mozzik shoqërohet në polici, dyshohet për kanosje

Reperit kosovar, Gramos Aliu i njohur si Mozzik është shoqëruar mbrëmë në stacionin policor të Ferizajt

Marketing

Sipas asaj që thotë kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, Mozzik dyshohet se ka “kanosur një person”.

“Ai është intervistuar, dhe është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Jashari.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur më 16 maj të këtij viti dhe Prokuroria e ka hapur “rastin për kanosje”.

Jashari tha se gjatë kësaj procedure atij i është sekuestruar edhe një armë.

Për rastin në fjalë ende nuk ka reaguar Policia e Kosovës.