Ahmeti mbledh kryesinë në Reçicë – Për çka do të diskutohet?

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka mbledhur në Tetovë kryesinë e partisë dhe ministrat e kësaj partie në qeveri, përcjell KlanM.

Marketing

I pyetur para mbledhjes nëse takimi ka të bëjë me shkarkimin e “Grupit të zjarrit”, Ahmeti i mohoi zërat.

Ahmeti deklaroi se takimi është në kuadër të fillimit të porcesit zgjedhor brendapartiak nëpër degët e këtij subjekti politik, përcjell Klan Macedonia.

Sipas tij, BDI do të vazhdojë të jetë avangardë e ruajtjes së çështjes kombëtare në vend, duke kundërshtuar kështu deklarimet e Izet Mexhitit, i cili para disa javësh u shpreh se BDI po shndërrohet në parti kazinosh.