MPB: Asgjësohet një grup i organizuar kriminal

Në një aksion të koordinuar dhe të përbashkët të më shumë njësive dhe sektorëve pranë MPB-së është arritur të mposhtet një grup i organizuar kriminal, që sipas policisë, ka shitur kokakinë, amfetaminë dhe marihuanë.

Marketing

Aksioni është kryer paraditen e djeshme, në zonat e Shtipit, Koçanit, Vinicës e Berovës.

Siç raportohet nga MPB, grupi i dyshuar kriminal ka punuar për një kohë të gjatë në rishitjen e lëndëve narkotike dhe ka pasur mbështetje logjistike nga një punonjës policie nga Berova, i cili iu ka ndihmuar duke dhënë informacione, përcjell KlanMacedonia

“Gjatë hetimeve penale në prill dhe maj të vitit 2023, tashmë janë siguruar prova dhe janë sekuestruar marihuana dhe amfetamina, për çka janë ndjekur penalisht dy persona në Shkup dhe një në Vinicë, të cilët janë në paraburgim. Ndryshe, dje me urdhër të gjykatës janë kryer kontrolle në tetë lokacione në zonat e përmendura”, thonë nga MPB.