Shaqiri: Dëftesat do të merren në kohë

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në kohë do t’i marrin dëftesat për vitin shkollor 2022-2023, gjegjësisht në muajin qershor. Pas dorëzimit të plotë, secila shkollë përcakton në mënyrë individuale datat e dhënies së dëftesave për secilën klasë. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, thotë se Byroja për Zhvillimin e Arsimit ka përfunduar të gjitha procedurat e prokurimit.

Marketing

“Më gëzon fakti që Byroja e Zhvillimit të Arsimit i kreu të gjitha procedurat. Sipas informacioneve të mia, sot janë duke përfunduar nënshkrimin e kontratës sipas të gjitha procedurave ankimore dhe të gjitha dëftesat do t’i dorëzohen shkollave fillore dhe të mesme në kohën e duhur. Tashmë kemi dorëzim për maturantët dhe ata që kanë përfunduar arsimin fillor, por në ditët në vijim, deri në fund të vitit shkollor, do të dorëzohen dëftesat për të gjithë të tjerët. Më pas i takon shkollave të përcaktojnë se kur do të jetë data e dorëzimit të atyre dëftesave.”, – deklaroi ministër i arsimit, Jeton Shaqiri.