Ganiu: Nuk e lëshojmë BDI-në! Sa për dëshirën Grubit që të na përjashtojë, ne jemi më shumë BDI se ai

I ashtuquajturi Grupi i zjarrit apo fraksioni i BDI-së, thonë se nuk e kanë ndërmend të largohet ose të veprojnë si të pavarur. Visar Ganiu mohon se janë vetëpërjashtuar, ndërsa thotë se kjo është dëshirë e individëve të caktuar në partinë integristëve, por që nuk do t’ua plotësojë, meqë siç shton anëtarët e fraksionit janë më BDI se të tjerët.

Marketing

Disa ditë më parë Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur keqardhje të thellë për, siç thonë, vetëlargimin e disa anëtarëve të kryesisë Qendrore. Megjithatë zyrtarisht nga partia e Ahmetit nuk i kumtojnë emrat. Nga ana tjetër nga grupi i zjarrit thonë se nuk kanë asnjë njoftim për këtë gjë dhe se statuti nuk njeh vetpërjashtim anëtarësh.

“Për asnjë moment ne nuk e lëshojmë BDI-në dhe ua bëj me dije atyre, siç është Artani, tani e shoh shumë aktiv edhe Bujarin kohën e fundit se ne jemi themelues të BDI-së dhe sa për informat po e përsëris, nuk e kam për lëvdatë, por jam kryetar i forumit të parë I BDI-së të Komunës së Çairit, derisa këta ministra ishin nëpërparti tjera domethënë, kryetar të forumeve rinore”-tha Ganiu.

Marketing