Hulumtimi, qytetarët të pakënaqur nga shërbimet postare

Gjatë këtij viti, në Agjencinë e Shërbimeve Postare janë pranuar 6 kërkesa dhe një ankesë administrative. Sipas hulumtimeve, qytetarët janë të pakënaqur nga shërbimet postare, por raportojnë gjithnjë e më pak. Ata ende nuk janë njohur me të drejtat e tyre kur bëhet fjalë për shpërndarjen e dërgesave, thonë nga Drejtoria për Monitorim dhe Analizë të Tregut.

Marketing

“Jemi të vetëdijshëm dhe vazhdimisht lexojmë se qytetarët ankohen për mosarritjen e porosive, për porosi të humbura apo për vonesë të porosive, por të dhënat tona flasin se ankesat drejt ofruesve janë në rënie, edhe atë 55% më pak në krahasim me vitin e kaluar.”, – deklaroi koordinatorja e Drejtorisë për monitorim dhe analizë të tregut, Daniella Spasiq Tomovska.

Agjencia ka kryer tri inspektime të rregullta dhe tri të jashtëzakonshme. Janë konstatuar shkelje, si nga personat juridik ashtu edhe për personat përgjegjës. Drejtoresha e Agjencisë së Postës apelon Qeverinë që të miratojë një strategji që do të mundësojë zhvillimin e sektorit.

“Duke hasur domosdoshmërinë e mbështetjes së Qeverisë, duke marrë masa adekuate, strategjike dhe ekonomike në sektorin e postës, në mënyrë të qëndrueshme do të mundësohet shërbim më cilësor në Maqedoninë e Veriut, e cila është përgjegjëse për shërbim universal në të gjithë territorin e vendit, por edhe në atë ndërkombëtar të rrjetit postar, që t’u shërbejë shoqërisë në tërësi, në mënyrën më efikase të mundshme.”, – theksoi drejtoresha e Agjencisë së Postës, Biljana Avramovska Gjorevska.

Mungesa e stafit është një nga arsyet e vonesave të porosive, punëtorët nuk janë të motivuar, për shkak të të ardhurave të ulëta, thonë nga Posta e Maqedonisë.

“Rroga nuk është atraktive dhe po hasim në problem, për shkak se edhe pas ditës së parë që fillojnë me punë ankohen, sepse rroga sillet diku te rreth 20.176 den. më e ulët dhe kjo vlen vetëm për atë punëtor që arrin t’ia dalë me numrin e dërgesave. D.m.th. jo gjithnjë është rroga aq, por maksimumi mund të jetë ajo.”, – u shpreh Bujare Abazi nga Posta e Maqedonisë.

Interesi për të hyrë në tregun e shërbimeve postare është në rënie krahasuar me një vit më parë. Në vend ka 35 ofrues të shërbimeve postare.