Po punohet në zgjerimin e VK “Tabanovc” për zvogëlimin e turmave, thotë Spasovski

Për momentin po punohet në përmirësimin infrastrukturor, gjegjësisht zgjerimin e vendkalimeve kufitare, para se gjithash të vendkalimit kufitar “Tabanovc”, të gjitha mundësitë që janë në dispozicion janë ndërmarrë konform konkluzioneve të Qeverisë, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, duke u përgjigjur në pyetjen se sa jemi të gatshëm të mos ketë ngecje të mëdha në vendkalimin kufitar “Tabanovc” dhe “Bogorodicë”.

Marketing

“Punojmë së bashku me MPB-së serbe për përpunimin e një softueri, i cili do të mundësojë, gjegjësisht do ta shkurtojë afatin kohor të kalimit dhe kontrollit në vendkalimin kufitar. Po përgatitemi maksimalisht edhe për “Tabanovcin” dhe për “Bogorodicën”, por edhe në aeroportin ndërkombëar që të gjithë së bashku të kontribuojmë që turmat të jenë më të vogla”, tha Spasovski.

Sipas tij, zgjidhja më e mirë për zvogëlimin e turmave në kufij është anëtarëimi në BE.

“Nuk ka zgjidhje më të mirë për qytetarët nga ajo që të mos ketë kufij”, theksoi Spasovski.