Taravari: Ka mundësi që “Besa”, BDI dhe Aleanca të shkojnë bashkë në zgjedhje

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka qenë mysafir në ClickPlus. Ai duke folur për zgjedhjet parlamentare, ka shprehur qëndrimin se kjo parti është e gatshme që të shkojë me një listë me partitë shqiptare, duke përmendur BDI-në dhe “Besën”.

Marketing

“Në parti nuk e kemi diskutuar këtë.
A do të shkonit me BDI-në?
Shikoni, nuk e kemi diskutuar. Mund të ndodh… Shikoni, partitë shqiptare të gjitha janë pro-evropiane, si “Besa”, si “BDI”…
A mund të hyni me një bllok?
Një mundësi është që të gjitha partitë të shkojnë bashkë. Flas për “Besën”, BDI-në dhe Aleancën”, tha Taravari.