Sot u mbajt Kuvendi Themelues i Forumit të Gruas të Alternativës. Për kryetare e Forumit të Gruas të Alternativës u zgjodh Albulena Demiri Zendeli nga Kerçova.
Demiri Zendeli është magjistre e shkencave ekonomike, kontabiliste e licencuar dhe ish-kandidate për deputete nga Kërçova. Aktualisht punon si bashkëpunëtore për kulturë në Qendrën e Kulturës në Kërçovë.
Themelimin e Forumit të Gruas e përshëndetën edhe kryetari Afrim Gashi dhe kryesia më e lartë e partisë, të cilët i uruan suksese dhe punë e përkushtim strukturës së re të Forumit të Gruas.
Gjatë fjalës së tij, kryetari Afrim Gashi theksoi rolin e gruas në ruajtjen e identitetit dhe vlerave kombëtare, si dhe rëndësinë që i jep Alternativa grave në politikë dhe familjes në përgjithësi.
“Jetojmë në një kohë kur familja është në shënjestër të sulmeve të vazhdueshme. Familja shqiptare, e rrjedhimisht edhe gruaja shqiptare, e ka meritën kryesore për ruajtjen e identitetit dhe vlerave kombëtare. Gruaja shqiptare gjithmonë ka qenë kala e mbrojtjes së familjes shqiptare. Në këtë drejtim, forumet e këtilla, siç janë forumet e grave, do të luajnë rol kyç edhe në të ardhmen dhe do të shërbejnë si celula për kultivimin e vlerave tradicionale dhe identitetit familjar. Alternativa me përkushtim të plotë do të trasojë rrugën e artikulimit dhe mbrojtjes së familjes”, tha kryetari Afrim Gashi.
Sekretari i Përgjithshëm Zeqirija Ibrahimi foli për betejën politike të Alternativës, e cila e ka në qendër të prioriteteve familjen.
“Koalicioni u ynë është Koalicioni i familjes, ndërsa koalicioni i atyre është Koalicioni i dylberave. Kjo betejë ka vlerë historike, për dallim nga te tjerët që nuk arrijnë ta tejkalojnë interesin e ngushtë personal e grupor. Familja shqiptare e ka fituar betejën historike falë sakrificës së nënës, e jo rolit të prindit 1 dhe 2”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.
Deputetja Safije Sadiki Shaini theksoi se Alternativa është dëshmuar për trajtimin e grave në politikë si familje, duke u dhënë mundësi dhe duke i trajtuar të gjithë njëjtë, pa diskriminime.
“Alternativa kultivon një respekt të veçantë ndaj grave, duke krijuar një mes ku diskriminimi gjinor nuk ka vend dhe funksionon mbi parimet e njëjta me të cilat funksionon edhe një familje, duke i trajtuar të gjithë anëtarët njëjtë. Meritën më të madhe për këtë standard kaq të lartë e ka padyshim Kryetari Afrim Gashi. Pjesëmarrja e grave në politikë është një veprim i lartë heroik. Është për çdo lëvdatë saktifica e grave në drejtim të mbrojtjes së familjes shqiptare”, tha deputetja Sadiki Shaini.
Ceremonia e Themelimit u mbajt në Teatrin Shqiptar në Çarshi, në një atmosferë impozante në prani të aktivisteve dhe mbështetëseve të partisë