Çka po ndodh me shëndetin e Celine Dion?

Këngëtarja 55-vjeçare anuloi edhe një herë turneun në Britaninë e Madhe dhe atë evropiane të premten mes luftës së saj me sindromën Stiff-person.

Marketing

“Ndërsa bota ka dalë nga pandemia, Celine ka vazhduar të trajtohet për një gjendje mjekësore të diagnostikuar që e pengon atë të performojë. Celine po punon shumë për rikuperimin e saj, por në këtë kohë nuk është në gjendje të përgatitet me sukses dhe të kryejë pjesën e mbetur të turneu”, tha ekipi i Dion në një deklaratë.
Turneu botëror Courage do të fillonte më 26 gusht në Amsterdam dhe do të vazhdonte deri më 4 tetor në Helsinki.

Turneu i dytë ishte planifikuar të fillonte më 6 mars të vitit të ardhshëm në Pragë dhe të përfundonte më 22 prill në Londër.

“Më vjen shumë keq që ju zhgënjej të gjithëve edhe një herë. Po punoj shumë për të marrë forcë, por turneu mund të jetë shumë i vështirë edhe kur jeni 100%. Nuk është e drejtë për ju të vazhdoni të shtyni shfaqjet dhe megjithese me thyhet zemra, më mirë të anulojmë gjithçka tani derisa të jem gati përsëri në skenë. Dua ta dini të gjithë që nuk dorëzohem…dhe mezi pres të ju shoh përsëri”, tha Dion në një deklaratë.