BE dënon dhunën e protestuesve në Zveçan: U përdor edhe eksplozivi kundër KFOR-it

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka dënuar veprimet e dhunshme të protestuesve në Zveçan, të hënën.

Marketing

Disa ushtarë të KFOR’it kanë mbetur të plagosur.

Po ashtu BE-ja ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të dhunës.

“BE-ja në Kosovë dënon fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër NATO_KFOR trupat që ruajnë paqen. Ne përsërisim thirrjen tonë për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe uljen e tensioneve”, ka shkruar ai në Twitter.

Tensionet nisën të premten, kur kryetarët e zgjedhur shqiptarë hynë në objektet e komunave veriore.

Ndërkaq të hënën, trupat e KFOR’it ishin vendosur rreth atyre objekteve, ku edhe pati përleshje me protestuesit serbë.

Në lidhje me situatën në Veri ka reaguar edhe Italia, duke thënë se 3 ushtarë të saj në KFOR janë lënduar rëndë.

Situata dramatike në Veri ka ngjallur reagimin ndërkombëtar. Të dielën vendet e QUIN’it i reaguan Qeverisë së Kosovës, duke i kërkuar të mos ndërmarrin veprime të njëanshme.