Mexhiti: Në BDI nuk dihet më se “kush ha e kush pi”!

Izet Mexhiti nga fraksioni i BDI-së i është përgjigjur deklaratave të Kreshnik Bekteshit në “Click Plus”, i cili demantoi se ka propozuar shkarkimin e të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit”. Mexhiti thotë se BDI është futur thellë në anarki dhe nuk dihet më se kush ha e kush pi sepse secili përgjigjet ndryshe nga njëri tjetri.
“E vërtetoi vet që ka kërkuar shkarkimin tonë. Nëse i analizoni paraqitjen e sekretarit gjeneral, zëdhënësit dhe ministrit, janë kontradiktor me njëri tjetrin. Njëri thotë janë vetëlarguar, tjetri e ka thyer statutin, i treti thotë jo ende është nënkryetar, vetëm këshilli i përgjithshëm mund ta shkarkon. Thjeshtë aty nuk dihet kush ha e kush pi më, thjeshtë BDI është në anarki të thellë!”, tha për TV21 Izet Mexhiti, deputet dhe nënkryetar i BDI-së.

Marketing