BE me plan të ri për Ballkanin,Von der Leyen:Rajoni do të ketë avantazhe për anëtarësimin

Gjatë fjalës së saj në forumin për sigurinë, GLOBSEC 2023 në Bratislavë të Sllovakisë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, prezantoi një iniciativë të re për Ballkanin Perëndimor.

Marketing

Sipas Von Der Leyen, bëhet fjalë për një plan të ri zhvillimi që do t’u japë që tani qytetarëve të rajonit, disa prej benefiteve të anëtarësimit në BE.

“Plani bazohet në 4 shtylla. Së pari, synon të afrojë më shumë Ballkanin Perëndimore me tregun e përbashkët të BE. Së dyti, do të thellojë integrimin ekonomik rajonal. Së treti, do të përshpejtojë reformat thelbësore dhe së katërti do të rrisë fondet e para-anëtarësimit”, tha Ursula Von Der Leyen.

Von Der Leyen thotë se kjo është një qasje e re për Bashkimin Europian, ku nuk i kërkohet partnerëve të bëjnë hapa në drejtimin e tyre, por është BE që ndërmerr një hap të madh drejt rajonit.

“Disa prej reformave që janë pjesë e procesit të anëtarësimit janë thelbësore për besimin e investitorëve. Mendoni të ndërtoni një sistem të pavarur dhe efikas gjyqësor, të siguroni prokurim të shëndoshë publik dhe të intensifikoi luftën kundër korrupsionit. Ose mendoni për tregon energjetik. Ballkani Perëndimor ka potencial të madh për t’u shkëputur nga karburantet fosile të Rusisë. Por duhet të rrisë efikasitetin energjetik, të shtojë diversifikimin të përshpejtojë shfrytëzimin e energjisë së rinovueshme”.