Antibiotikët, Mexhiti: Problemi është tejkaluar, farmacitë janë furnizuar me “Ospen” dhe “Amoksiklav”

Farmacitë e vendit tanimë janë furnizuar me antibiotikët “Ospen” dhe “Amoksiklav” të cilat kryesisht përdoren për fëmijët, ndërsa më shumë se 3 muaj kanë munguar në raftet e farmacive. Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti tha se që dje janë shpërndarë sasi të konsiderueshme të këtyre antibiotikëve dhe se problem tanimë është tejkaluar. Ministri Mexhiti po ashtu tha se e gjithë bota përballet me mungesë të antibiotikëve dhe se në të ardhmen pritet që Maqedonia e Veriut të ketë problem me furnizimin.

Marketing

“Prej “Malmedit”, Agjencisë së Barnave kemi të dhëna se për momentin jemi të furnizuar dhe se ky problem nuk ekziston më. Nuk ka pasur materie për këto antibiotikë ndoshta shtetet e tjera kanë pasur rezerva prej përpara por ne jemi informuar nga drejtori i “Malmed” se nuk kemi kësi problemesh më. Nuk ka deficit të barit, mund të them me siguri”, tha Fatmir Mexhiti , Ministër I Shëndetësisë.