KFOR’i- Listës Serbe në Zveçan: Ju na rrezikuat të hënën, nuk e harrojmë atë ditë (VIDEO)

Përfaqësuesit e Listës Serbe të cilët janë prezent gjatë terë kohës në protestën që po mbahet nga e hëna në Zveçan, kanë negociuar me pjesëtarët e KFOR-it.

Marketing

Këta të fundit i thanë serbëve se ju kemi kërkuar të hënën që ta kontrolloni turmën e juaj dhe të respektoni, për hirë të komunikimit, por ju nuk na lejuat të ecnim lirshëm mua e as kolegët e mi.

“Ju na keni rrezikuar, të hënën kur jam kthyer te automjeti im ka qenë i shkatërruar. Nuk mund ta harrojmë atë ditë sepse mund të përsëritet. Unë nuk mund të harrojë atë që keni bërë të hënën. Ata plumba që i keni gjuajtur me armë nuk i kanë as ushtarët e KFOR’it”, ka thënë përfaqësuesi i KFOR-it gjatë bisedës me ata të Listës Serbe. https://m.facebook.com/watch/?v=261409973132990&paipv=0&eav=AfabrwdP-Z7Oaho-dvgSqLWBr0MpZ8Z57yzv_wDzpPNPc5J9uPLhUjmdBNmdBKeAiEo&wtsid=rdr_1AtNZKLW5RfmgRZpu&_rdr