Kovaçevski mbledh kryesinë e LSDM-së, VMRO-DPMNE insiston në Qeveri pa BDI-në

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, për nesër në mesditë ka thirrur seanca urgjente të Këshillit Ekzekutiv dhe Qendror të parties, njofton KlanM.

Marketing

Takimet e udhëheqësisë partiake vijnë pas takimit të djeshëm të liderëve Kovaçevski – Mickoski, ku të dy lanë mundësinë për vazhdimin e dialogut.

Pritet që tema e mbledhjes së nesërme të trupave të më larta të LSDM-së, të jenë mënyra dhe forma se si do të zhvillohen bisedimet e mëtejshme me VMRO-DPMNE-në.

LSDM, sic njofton KlanM, konsideron se ka rrethana të reja në skenën politike të Maqedonisë së Veriut.

“Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, publikisht tha se kjo parti nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese. Në fakt ndryshuan qëndrimin dhe pranuan pjesëmarrje në qeverinë për të ardhmen evropiane. Madje edhe kushti që BDI të mos jetë pjesë e qeverisë, u pranua nga BDI-ja, vetëm që të mos sajojnë kushte të reja. Në bazë të këtyre rrethanave të reja në skenën politike duhet që të vazhdojë dialogu” – tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

VMRO-DPMNE ofroi opsionin fitues dhe Maqedonia në BE me identitet të mbrojtur, kurse për Kovaçevskin më e rëndësishme është që BDI-ja të mos jetë në opozitë – thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Sipas opozitës, sic percjell KlanM, qëllimi I qeverisë së unitetit kombëtar pa BDI-në, që do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE-ja do të jetë mbrojtja e identitetit maqedonas dhe integrimi në BE.

“Kryetari Mickoski personalisht do të bisedojë me disa kryeministra të vendeve anëtare të BE-së, që në Këshillin e ardhshëm të votohet konfirmimi ose garanca për identitetin, gjuhën dhe kulturën maqedonase dhe të mos kontestohen. Të kërkohet nga Komisioni Evropian pako për mbështetje të biznesit dhe qytetarëve gjatë procesit të negociatave. T`i bëhet thirrje Bullgarisë nga 13 aktvendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të zgjedh 3 që do t`i implementojë me çka do të dëshmojë se maqedonasit në Bullgari janë të mbrojtur” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas VMRO-DPMNE-së, sic njofton KlanM, që të realizohet plani për mbrojtjen e identitetit maqedonas dhe integrimi në BE, të domosdoshme janë zgjedhjet, pasi sipas tyre, LSDM dhe BDI nuk kanë shumicë për ndryshimet kushtetuese. /

Marketing