2,143 çifte martohen në të njëjtën ditë, India thyen dy rekorde Guinness

2,143 çifte shkëmbyen betimet e tyre në më pak se 6 orë, duke thyer dy rekorde botërore në Baran të Indisë.

Marketing

Një organizatë e quajtur “Shri Mahaveer Goshala Kalyan Sansthan” organizoi dasmën masive, që përfshinte martesa të komunitetit hindu dhe mysliman.

Eventi zgjati më pak se 6 orë, duke thyer rekordin Guinness për kurorëzimin e më shumë çifteve të martuar në 12 orë dhe në 24 orë.

Secili çift mori bekimin nga zyrtarët, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Rajasthan, Ashok Gehlot dhe Ministri i Kabinetit, Pramod Jain Bhaya.