“Grupi i Zjarrit”: Nuk jemi të ftuar në mbledhjen e kryesinë qendrore të BDI-së në Reçicë

Zhvillimet e fundit në skenën politike të vendit, sidomos pas takimit të liderëve Kovaçevski – Mickoski dhe insistimi i vazhdueshëm i opozitës maqedonase që BDI-ja të mos jetë pjesë e Qeverisë, ka detyruar BDI-në që për sot në orën 17.00 të thërrasë mbledhje të Kryesisë Qendrore, shkruan zhurnal.mk.

Marketing

Në këtë takim është diskutuar edhe për ndryshimet kushtetuese, si kusht i domosdoshëm që vendi ta vazhdojë rrugëtimin europian.

Ndonëse ende nuk dihet epilogu i këtij takimi pasiqë ende nuk ka mbaruar mbledhja e kryesisë dhe cili do të jetë qëndrimi i integristëve rreth zhvillimeve të fundit në vend, nga “Grupi Zjarrit” për Zhurnal thonë se nuk janë ftuar aspak në mbledhjen e kryesisë për të diskutuar mbi vendimet që duhet ndjekur pas situatës së krijuar në vend.

Ndryshe, ditë më parë BDI përmes zëdhënësit Bujar Osmani ju përgjigj ofertës së VMRO-DPMNE se është e gatshme të mbështesë një Qeveri pa BDI-në deri në zgjedhje nëse opozita mbështet ndryshimet kushtetuese dhe të njëjtat të hyjnë në fuqi para formimit të kësaj qeverie.