Bebe Rexha thyen rekordin botëror në muzikë

Bebe Rexha ka thyer tani më dy rekorde në zhanret dance/electronic dhe country në top-listat e Billboard.

Marketing

Artistja shqiptare një sukses të madh e kishte arritur edhe në top-listën e këngëve më të mira të Billboard në zhanrin country në vitin 2019, me këngën “Meant To Be” (bashkëpunim me Florida Georgia Line), ku kishte qëndruar plot 50 javë në vendin e parë në këtë top-listë.

“Të kompozuarit e këngëve është pasioni im, pavarësisht stilit të muzikës”, thotë Rexha për Billboard.

“Unë kam qenë e bekuar që kam këngë hit në zhanre të ndryshme gjatë karrierës sime. Gjetja e këtij lloji suksesi si në top-listat e dance/electronic ashtu edhe në atë contry është diçka për të cilën jam vërtet krenare! Të kesh muzikën time të rezonojë me kaq shumë njerëz dhe top-lista në zhanre të shumta është e mahnitshme dhe do të thotë shumë për mua, pasi nuk kam dashur kurrë të futem në një zhanër të vetëm”, tha 33 vjeçarja.

Bebe Rexha aktualisht ndodhet në turneun e saj “Best F**n Night Of My Life” në Amerikën Veriore.