Sulm me armë në SHBA, plagosen 9 persona pas përfundimit të ndeshjes së NBA

Nëntë persona u plagosën si pasojë e të shtënave masive të martën në Denver në një zonë ku tifozët e basketbollit po festonin fitoren e parë të titullit të NBA-së së Nugget.

Marketing

Të shtënat ndodhën rreth orës 00:30 të mëngjesit, rreth 3 orë e gjysmë pas ndeshjes, tha në një deklaratë Departamenti i Policisë së Denverit.

Tre nga viktimat janë në gjendje kritike, tha policia në një postim në Twitter, ndërsa të tjerët kanë lëndime jashtë rrezikut për jetën.

Të shtënat ndodhën në Market Street, afër Ball Arena, ku ekipi i basketbollit të qytetit, Denver Nuggets, fitoi kampionatin e tyre të parë në NBA të hënën mbrëma.

Policia tha se beson se “të shtënat ndodhën gjatë një sherri ku përfshiheshin disa individë”.

CBS Colorado raportoi se mijëra tifozë festues u dyndën në rrugët përreth arenës pas ndeshjes, ku Denver Nuggets mundi Miami Heat 94-89 të hënën në mbrëmje.

Sipas mediave të huaja të shtënat ndodhën afërsisht tre orë e gjysmë pas ndeshjes dhe se turmat ishin shpërndarë, duke lënë vetëm një numër më të vogël njerëzish në zonë kur shpërthyen të shtënat.

Arkivi i Dhunës me Armë përkufizon të shtënat masive si një incident në të cilin katër ose më shumë njerëz vriten ose plagosen. Shifrat e tyre përfshijnë të shtënat që ndodhin në shtëpi dhe në vende publike.

Marketing