Arrestohet agresori serb/ Sveçla: Terrorizoi banorët dhe sulmoi ushtarët e NATO-s në veri

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një nga organzatorët e sulmeve ndaj pjestarëve të KFOR-it, gjatë protestës së dhunshme të 29 majit në komunën e Zveçanit.

Marketing

XHELAL ZVEÇLA MINISTER I BRENDSHEM I KOSOVES

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.”

Ministria e Brendshme bën me dije se gjatë arrestimit të tij janë sulmuar edhe tre pjestarë të forcave të policisë së Kosovës. Por ministri Zveçla ka paralajmëruar se të gjithë ata që kanë cënuar sigurinë do të përballen me ligjin.

Më herët gjatë mëngjesit një incident tjetër u shënua në komunën me shumicë serbe të Leposavicit.

Ministri infrastrukturëes Liburn Aliu u sulmua me vezë dhe bojë nga protestuesit serbë teksa vizitoi në zyrën e tij kryetarin shqiptar të komunës, Lulzim Hetemi.