Sulmohet me gurë ekipi i ATV-së në Zveçan, lëndohen gazetari dhe kameramani

Ekipi i ATV-së është sulmuar me gurë nga disa persona të maskuar në Zveçan.

Marketing

Nga ky rast lëndime trupore kanë pësuargazetari Fatlum Jashari dhe kameramani Blend Thaçi, si dhe iu janë thyer xhamat veturës.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vazhdon të jetë i shqetësuar për ekipet e medieve që po raportojnë nga veriu i vendit, andaj ju bëjmë thirrje Policisë së Kosovës, dhe prezencës ndërkombëtare atje të krijojnë kushte më të mira për ta”, thuhet në njoftimin e AGK-së përcjell Klankosova.tv