Përfitimet që keni nëse flini gjysmë ore gjumë mbasdite

Kur të keni mbaruar me detyrat tuaja të përditshme, shtrihuni në divan dhe bëni një sy gjumë për gjysmë ore – mund të ketë shumë përfitime për ju.

Marketing

Pas një dite të vështirë në punë, lodhja ju pushton me shikimin e divanit. Është e rëndësishme të dini se trupi juaj nuk ju paralajmëron pa arsye, ndaj dëgjoni atë dhe jepini vetes një pushim. Një sy gjumë jo vetëm që do t’ju zgjojë, por gjithashtu mund të përmirësojë kujtesën dhe humorin tuaj.

Hulumtimi i ri ka zbuluar se dremitja për vetëm 30 minuta mund të përmirësojë humorin, kujtesën dhe përqendrimin tuaj deri në katër orë pasi të zgjoheni. Ndaj të mos të marrësh një sy gjumë vetëm dëm mund të bëjë, dhe pikërisht për këtë, trajtojeni veten me kënaqësinë që mund t’ju sjellë përfitime të shumta, shkruan Metro.

Një studim nga Universiteti Kombëtar i Singaporit zbulon gjithashtu se edhe një sy gjumë i shkurtër mund të zvogëlojë përgjumjen dhe të përmirësojë humorin.

Por vetëm gjysmë ore ka fuqinë për të përmirësuar kujtesën, dhe bashkë me të edhe procesin e marrjes së informacionit të ri dhe përpunimit të tij.

Shkencëtarët kryen studimin mbi 32 persona të cilëve iu desh të bënin një sy gjumë çdo të dytën ditë për 10, 30 dhe 60 minuta.

Humori, përgjumja subjektive dhe ndikimi njohës u matën në intervale prej pesë, 30, 60 dhe 240 minutash pas zgjimit për të krahasuar përfitimet afatgjata të kohëzgjatjeve të ndryshme të gjumit. Të gjitha periudhat që varionin nga 10 deri në 60 minuta kishin përfitime të qarta zgjimi.

Një sy gjumë 10-minutësh ishte alternativa më e mirë nëse dëshironi të shmangni të ashtuquajturën “letargji të gjumit” – atë ndjenjë të turbullt pas zgjimit. Kjo inerci gjumi shkaktoi një rënie të përkohshme në performancën e subjekteve, por çdo ndikim ndaloi 30 minuta pas zgjimit.

Dr. Ruth Long, bashkëpunëtore kërkimore në Qendrën për Gjumë dhe Njohje në Shkollën e Mjekësisë Yong Lu Lin, shpjegoi se “shumë i dinë përfitimet e dremitjes, por presioni për të optimizuar kohën në ditën e punës është një kufizim për disa në prakticitetin e dremitjes së rregullt”.

Ajo shtoi se “megjithëse nuk është gjetur një kohëzgjatje e qartë e një gjumi fitues, një sy gjumë 30-minutësh duket se ka ekuilibrin dhe përfitimin më të mirë”.