Osmani: Forumi i Prespës për Dialog po bëhet brend i njohur në rajon dhe Evropë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për media, paralajmëroi edicionin e tretë të Forumit të Prespës për Dialog, i cili do të mbahet më 15 dhe 16 qershor në Strugë.

Marketing

Osmani theksoi se me zgjedhjen e Strugës si vend për mbajtjen e forumit për këtë vit, njihet historia e pasur e shkëmbimit kulturor të qytetit, vend që frymëzon dialog të hapur dhe diskutime produktive.

“Më datë 15 fillon edicioni i tretë i konferencës “Forumi i Prespës për Dialog”, gjë që më gëzon veçanërisht, sepse gjatë tri viteve të mandatit tim si Ministër i Punëve të Jashtme, së bashku me një numër të madh të kolegëve të mi nga ky institucion, arritëm të ndërtojmë traditë, të ndërtojmë brend të njohur përmes së cilit Republika e Maqedonisë së Veriut bëhet e njohur në rajon, në Evropë dhe më gjerë”, theksoi ministri Osmani.

Edicioni i tretë i PFD-së përkon edhe me jubileun e parë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës.

“Pres që të kemi Forum vërtet të suksesshëm që do të na lejojë ta përsërisim suksesin dhe kështu të konfirmojmë shndërrimin e Forumit në brend tonin, me të cilin jemi të njohur, si dhe ta forcojmë rolin e Maqedonisë së Veriut si lider rajonal në promovimin e politikave për tejkalimin e kontesteve të hapura, promovues i vlerave për pajtim dhe krijimin i stabilitetit në rajon”, tha ministri Osmani.

Pjesëmarrjen në PFD2023 e kanë konfirmuar: Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç dhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj; gjithashtu pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar edhe Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe i Kosovës, Albin Kurti. Në Forum do të marrin pjesë ministra të shumtë nga rajoni dhe më gjerë, duke përfshirë Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Punëve Evropiane të Kroacisë, Gordan Gërliç-Radman, ministra të shumtë për çështje evropiane, duke përfshirë Tanja Misheviq nga Serbia dhe Majlinda Duka nga Shqipëria, Peter Burke nga Irlanda, Martin Dvorak nga Çekia, si dhe përfaqësues të organizatave shumëpalëshe, duke përfshirë Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Shmid, Nënsekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Miroslav Jença, Nënsekretarin e Përgjithshëm të UNDP Ivana Zivkovic, si dhe përfaqësues të lartë të organizatave të shumta think-tenk nga Evropa dhe më gjerë.